Tragjike në Australi/ 12-vjeçari u sulmua nga peshkaqeni teksa notonte me shokët, ndërron jetë pas një jave në spital
Niko Andiç, një djalë 12 vjeç, ka vdekur në spital pasi u sulmua nga një peshkaqen në Sydney të Australisë, njoftoi familja e tij. Djali kishte qenë në spital që nga e diela, 18 janar, kur u plagos rëndë ndërsa ishte me miqtë në një plazh në anën lindore të qytetit. Djali kishte pësuar lëndime të rënda në këmbë pas kafshimit të peshkaqenit dhe u dërgua me urgjencë në Spitalin e Fëmijëve të Sydney-t, ku mbetej në gjendje kritike. Pothuajse një javë pas incidentit, prindërit e tij, Lorena dhe Juan, njoftuan vdekjen e djalit të tyre në një deklaratë, duke shprehur hidhërimin e tyre të thellë. “Niko ishte një fëmijë i lumtur, miqësor dhe atletik, me mirësi dhe bujari. Ai ishte gjithmonë plot jetë dhe...
Burimi:
syri.net