Tragjedia në Zvicër/ Ja si shpërtheu zjarri në barin në Crans Montana, publikohen pamjet

Tragjedia në Zvicër/ Ja si shpërtheu zjarri në barin në Crans Montana, publikohen pamjet

Një video e re nga nata e zjarrit vdekjeprurës në barin Le Constellation në Crans Montana është publikuar, me gazetën italiane Corriere della Sera që raporton se Zyra e Prokurorit Publik të Sionit e ka paraqitur atë si material vizual, duke treguar qartë mënyrën se si shpërtheu zjarri. Në video, kamarierja 24-vjeçare Sian Panine shihet duke mbajtur dy shishe shampanje, të cilave u janë bashkangjitur fishekzjarrë. Gruaja ulet mbi supet e kolegut të saj, ndërsa shkëndijat nga fishekzjarrët prekin panelet e shkumës shumë të ndezshme të izolimit të zhurmës të vendosura në tavan. Disa sekonda më vonë, njëri prej paneleve merr flakë. Sipas dëshmive fillestare, pronarët e restorantit, çifti Moretti, kishin pohuar se ideja për shfaqjen me fishekzjarrë kishte ardhur nga kamarierët, por një dëshmitar...