Tragjedia në Zvicër, identifikohen 16 viktima të tjera, mes tyre një 14-vjeçare
Policia zvicerane ka identifikuar trupat e 16 viktimave të tjera nga zjarri tragjik që shpërtheu në barin Le Constellation në qendrën e skive Crans-Montana. Viktima më e re ishte një vajzë zvicerane 14-vjeçare, ndërsa nëntë prej të identifikuarve ishin nën moshën 18 vjeç. Sipas autoriteteve, viktimat i përkisnin kombësive zvicerane, italiane, rumune, turke dhe franceze. Numri i personave të vdekur të identifikuar ka shkuar në 24. Tetë shtetas zviceranë ishin identifikuar dhe dorëzuar familjeve të tyre të shtunën. Zjarri, që ndodhi gjatë festimeve të Vitit të Ri, dyshohet se u shkaktua nga fishekzjarrë dekorativë të vendosur mbi shishe, të cilët u afruan shumë pranë tavanit. Të paktën 40 persona humbën jetën dhe 119 të tjerë u plagosën. Shumë nga viktimat dhe personat e zhdukur janë...
Burimi:
vizionplus.tv