Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Tragjedia në Zvicër/ Flet dëshmitari: Theva dritaren për t’i ndihmuar njerëzit të dilnin jashtë
Një dëshmitar okular i zjarrit tragjik që përfshiu lokalin “Le Constellation” në Zvicër ka rrëfyer për BBC momentet dramatike kur u përpoq të ndihmonte personat e bllokuar brenda ndërtesës në flakë. Ai tregon se gjithçka ndodhi shumë shpejt. “Dëgjuam një shpërthim të fortë dhe menjëherë pas tij pamë sasi të madhe tymi”, shprehet dëshmitari. I shtyrë nga frika se vëllai i tij i vogël mund të ndodhej brenda lokalit, ai vendosi të vepronte pa hezitim. “Sapo arrita, u përpoqa të thyeja dritaren për t’i ndihmuar njerëzit të dilnin jashtë”, tregon ai. Pasi hyri brenda, u përball me skena tronditëse dhe njerëz të plagosur rëndë nga zjarri. Sipas dëshmitarit, shërbimet e emergjencës, zjarrfikësit dhe mjekët, mbërritën shpejt dhe morën situatën nën kontroll. Megjithatë, ai u përpoq...