Burimi:
syri.net

Foto © syri.net
Tragjedia në Zvicër/ Bari pa inspektime që nga 2019, alarmi nuk u konsiderua i nevojshëm
Që nga viti 2019 nuk ishin kryer inspektime sigurie në barin zvicerin ku një zjarr vrau të paktën 40 persona dhe plagosi qindra të tjerë natën e ndërrimit të viteve. Kryebashkiaku i Crans Montana tha se inspektimet e zjarrit duhet të kryhen çdo vit në baret e qytetit dhe se i fundit në vitin 2019 në barin luksoz të resortit të skive, kishte qenë pozitiv. Shkuma e izolimit akustik në tavan konsiderohej e pranueshme në atë kohë dhe një alarm zjarri nuk ishte i nevojshëm për shkak të madhësisë së barit, shtoi kryebashkiaku. Prokurorët kanë thënë se zjarri që u përhap me shpejtësi në orët e para të 1 janarit ka të ngjarë të jetë shkaktuar nga fishekzjarrët në shishet e shampanjës, që i vunë...






