Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Tragjedia në natën e Krishtlindjes/ Babai i dy fëmijëve u gjet i vrarë me thikë, shpallen në kërkim dy vëllezërit 19 dhe 20 vjeç
Dy vëllezër 19 dhe 20 vjeç janë shpallur në kërkim nga policia britanike pasi dyshohen për vrasjen e një 30-vjecari, baba I dy fëmijëve, natën e Krishtlindjes. Tiego Beckles, 20 vjeç, dhe vëllai i tij Richard Beckles, 19 vjeç, janë identifikuar si të dyshuar kryesorë për vrasjen e Trey Johnson, 30 vjeç, rreth orës 3:30 të mëngjesit të së enjtes, më 25 dhjetor. Johnson, baba i dy fëmijëve, u gjet me plagë të rënda të shkaktuara nga thika dhe u shpall i vdekur në vendngjarje. Familja e tij e ka përshkruar atë si një “vëlla dhe baba të dashur, partner të përkushtuar dhe një njeri me shpirt të kujdesshëm”. “Në çdo situatë ai do të bënte gjithçka për këdo. Buzëqeshja, dashuria dhe energjia e tij...