Tragjedia në Crans-Montana/ Ndoqi udhëzimet e punëdhënësve të saj, kamerierja 24-vjeçare që mbante fishekzjarrët vdiq nga asfiksia
Një kameriere 24-vjeçare është identifikuar si personi që mbante fishekzjarrët që shkaktuan zjarrin vdekjeprurës në klubin e natës në Crans-Montana në natën e Vitit të Ri 2026. Videot që u bënë publike kanë kapur momentin kur tavani i barit u përfshi nga fishekzjarrët kur ato prekën izolimin që ishte instaluar. Cyane Panine, e cila humbi jetën natën fatale në barin Le Constellation, u identifikua nga pronarët e biznesit, sipas procesverbaleve të marrjes në pyetje të cituara nga gazeta zvicerane Tages-Anzeiger. Sipas të njëjtit burim, pronarja e biznesit, Jessica Moretti, i kishte kërkuar kamerieres së re të “gjallëronte atmosferën” në bar në orët e para të 1 janarit. Kjo, siç raporton Daily Mail, përfshinte kamerieret që vendosnin fishekzjarrë në shishet e shampanjës dhe disa prej tyre...
Burimi:
top-channel.tv