Tragjedia në Crans-Montana/ Miku i një prej viktimave ‘hedh poshtë’ hetimet, publikon videon e të miturve duke konsumuar alkool në lokalin e natës

Tragjedia në Crans-Montana/ Miku i një prej viktimave ‘hedh poshtë’ hetimet, publikon videon e të miturve duke konsumuar alkool në lokalin e natës

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga tragjedia me 40 viktima në Crans-Montana. Një video e re, e filmuar mbrëmjen e tragjedisë së Vitit të Ri në Crans-Montana, tregon disa persona, shumë prej tyre të mitur, brenda klubit të natës Constellation, duke konsumuar pije alkoolike. Sipas raportimeve, pamjet janë regjistruar nga një mik i njërës prej viktimave dhe tashmë po analizohen nga prokurorët, të cilët po hetojnë çështjen për akuza që lidhen me vrasje nga pakujdesia. Sipas burimeve hetimore, videoja dokumenton jo vetëm praninë e të miturve, por edhe gjendjen e ambientit brenda klubit dhe fluksin e madh të personave që lejoheshin të hynin në lokal. Materiali filmik pritet të shërbejë si provë e rëndësishme në hetim. Autoritetet kanë sekuestruar gjithashtu 12 telefona celularë...