Tragjedia në aeroportin ‘LaGuardia’ të New York-ut, konfirmohen dy viktima nga përplasja e avionit

Tragjedia në aeroportin ‘LaGuardia’ të New York-ut, konfirmohen dy viktima nga përplasja e avionit

Një aksident i rëndë ajror ka ndodhur në ‘LaGuardia Airport’, New York, ku një avion i kompanisë Air Canada Express, që vinte nga Montreali, u përplas me një kamion zjarrfikës gjatë uljes. Bilanci paraprak është i rëndë: të paktën dy persona kanë humbur jetën, piloti dhe bashkëpiloti, ndërsa dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur. Gjithashtu, një rreshter dhe një zjarrfikës pësuan fraktura, por ndodhen në gjendje të qëndrueshme në spital. Sipas raportimeve, përplasja ndodhi në pistën 4, në një moment kur avioni po lëvizte drejt portës së imbarkimit në kushte të vështira atmosferike, për shkak të një stuhie të fortë. Pamjet nga vendngjarja tregojnë pjesën e përparme të avionit të shkatërruar rëndë. Shërbimet e emergjencës ndërhynë menjëherë, ndërsa Departamenti i Zjarrfikësve bëri të ditur...