Tragjedia me tren në Spanjë/ Qeveria premton 20 milionë euro kompensim për familjet e viktimave, opozita kërkon dorëheqjen e ministrit të Transportit
Spanja do të paguajë 20 milionë euro kompensim për viktimat e aksidentit me tren ku humbën jetën 45 persona dhe u plagosën mbi 150 të tjerë. Lajmi u bë i ditur të hënën nga ministri i Transportit, Oscar Puente. Sipas planit të qeverisë, familjet e viktimave do të përfitojnë nga 216 mijë euro secila, të cilat do të shpërndahen brenda një afati maksimal prej tre muajsh. Përveç kësaj, do të ketë 72 mijë euro lehtësim tatimor, një pagesë paraprake sigurimi prej 72 mijë eurosh, si dhe 72 mijë euro të tjera nga sigurimi i detyrueshëm i udhëtimit të pasagjerëve. Ndërkohë, kompensimi për të lënduarit do të varjoj nga 2,400 deri në 84,000 euro, në varësi të dëmeve të pësuara, bëri të ditur ministri Puente. “E...
Burimi:
top-channel.tv