Burimi:
kohajone.com
Foto © kohajone.com
Tragjedia me 47 viktima në Crans-Montana, Zvicra shpall pesë ditë zie kombëtare
Bota E Enjte, 1 Janar 2026 19:22 Një zjarr shkatërrimtar gjatë natës së Vitit të Ri në barin “Le Constellation”, pjesë e një resorti luksoz skish në Crans-Montana, ka shkaktuar të paktën 47 viktima dhe 115 të plagosur, mes të cilëve edhe shumë shtetas italianë, disa prej të cilëve rezultojnë ende të zhdukur. Shumica e të lënduarve janë të rinj të moshës 16–26 vjeç. Si shenjë nderimi për viktimat dhe solidariteti me familjet e tyre, qeveria zvicerane ka shpallur pesë ditë zie kombëtare, një vendim i rrallë për shkallën e tragjedisë së ndodhur. Presidenti i Konfederatës Helvetike, Guy Parmelin, vizitoi vendin e ngjarjes dhe e cilësoi zjarrin si “një nga tragjeditë më të rënda që Zvicra ka përjetuar ndonjëherë”. Ai premtoi një hetim të plotë...