Tragjedia me 41 viktima në Crans-Montana/ Çiftit Moretti i sekuestrohen miliona franga pasuri, hetimet nxjerrin në pah jetën luksoze të tyre
Hetimi ndaj Jacques dhe Jessica Moretti, pronarë të barit Le Constellation, vendi ku ndodhi masakra e Vitit të Ri në Crans-Montana në Zvicër, ku mbetën të vrarë 41 persona, ka nxjerrë në pah pasuritë e çiftit të cilët sipas hetuesve jetonin një jetë luksoze. Sipas raportimeve autoritetet kanë sekuestruar disa makina luksoze dhe ora të shtrenjta që i përkisnin familjes Moretti. Çiftit i është sekuestruar një ‘Porsche Cayenne’, me një vlerë që varion nga 80 mijë deri në 150 mijë franga zvicerane, si dhe një ‘Mercedes-Benz’, i cili sipas raportimeve mund të kushtojë deri në 50 mijë franga. Në dokumentet e hetimit përmendet edhe një Maserati. Përveç makinave, autoritetet kanë sekuestruar edhe pesë ora luksoze, ku njëra raportohet të ketë kushtuar nga 12,300 deri në...
Burimi:
top-channel.tv