Tragjedia me 40 viktima natën e ndërrimit të viteve, kryebashkiaku i Crans-Montanas: Kam nisur terapinë
Kryebashkiaku i Crans-Montana, Nicolas Féraud, ka shprehur gatishmërinë për të marrë përsipër përgjegjësitë lidhur me ngjarjet që lidhen me zjarrin tragjik në barin “Le Constellation” gjatë natës së Vitit të Ri, në stacionin turistik të Zvicrës, ku humbën jetën 40 persona dhe u plagosën 116 të tjerë. Pas heshtjes që mbajti pas konferencës për shtyp të datës 6 janar, ku nuk kërkoi ndjesë për viktimat e tragjedisë, Féraud ka shprehur keqardhjen për mosshprehjen e një kërkese faljeje. Ai tha për agjencinë e lajmeve Keystone-SDA se qëllimi i asaj konference ishte të informonte publikun, por tani e kupton se ka bërë gabim duke u përqendruar vetëm në aspektin zyrtar të ngjarjes dhe jo duke lënë hapësirë për emocione dhe ndjesë, shkruajnë mediat. Kryetari ka pranuar se shumë...
Burimi:
syri.net