Tragjedia hekurudhore në Spanjë, thellohet bilanci, shkon në 46 numri i viktimave
Shkon në 46 numri i viktimave nga tragjedia hekurudhore e 18 janarit në Spanjën jugore. Një nga të plagosurit ka ndërruar jetë në spital, duke e çuar më tej bilancin e një prej aksidenteve më të rënda të viteve të fundit në vend. Autoritetet shëndetësore të Andaluzisë konfirmuan se viktima kishte qenë e shtruar në spitalin “Vassilissa Sofia” në Kordoba dhe nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra gjatë përplasjes së dy trenave. Lajmi u bë i ditur nga një zëdhënëse e shërbimeve shëndetësore lokale. Aksidenti ndodhi natën e 18 janarit pranë qytetit të vogël Adamout, në linjën hekurudhore Madrid–Sevilje. Vagonët e një treni të kompanisë private Iryo, degë e grupit italian Ferrovie dello Stato, dolën nga shinat dhe rrëshqitën në linjën ngjitur, vetëm pak...
Burimi:
top-channel.tv