Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 39 numri i viktimave pas përplasjes së dy trenave në Andaluzi

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 39 numri i viktimave pas përplasjes së dy trenave në Andaluzi

Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur në Spanjë, në linjën e trenave të shpejtësisë së lartë që përshkon rajonin e Andaluzisë. Disa vagonë të një treni kanë dalë nga shinat dhe kanë goditur ballë për ballë një tren që po vinte nga drejtimi kundërt, duke shkaktuar një tragjedi me pasoja të rënda njerëzore. Sipas bilancit të parë zyrtar të autoriteteve, të paktën 39 persona kanë humbur jetën. Megjithatë, Ministria e Shëndetësisë e Qeverisë së Andaluzisë ka bërë me dije se numri i viktimave mbetet “i papërcaktueshëm”, për shkak të vështirësive në ndërhyrje në tre vagonë që kanë përfunduar në një argjinaturë. Shërbimet e emergjencës dhe dëshmitë e pasagjerëve, të cituara nga mediat, flasin për rreth 100 të plagosur, disa prej tyre në gjendje shumë...