Burimi:
kohajone.com
Foto © kohajone.com
Tragjedia e Vitit të Ri në Zvicër, shumica e pacientëve janë të rinj 16–26 vjeç
Më shumë se 100 persona të plagosur janë transportuar në spitale në të gjithë Zvicrën, pas tragjedisë që ndodhi në natën e ndërrimit të viteve në një resort ski. Drejtorja e Spitalit Universitar të Lozanës, Claire Charmet, tha se deri më tani spitali ka marrë përsipër 22 persona. Ajo u shpreh për gazetën zvicerane 24 Heures se shumica e pacientëve, mesatarisht të moshës 16 deri në 26 vjeç, përbëjnë “rastet më serioze”. Charmet theksoi se rikuperimi i të plagosurve më rëndë do të jetë “një proces i gjatë dhe intensiv, që mund të zgjasë disa javë, ndoshta edhe muaj”. Drejtorja shtoi se është “shumë herët për të përcaktuar” nëse ndonjë nga pacientët është në rrezik për jetën, duke theksuar se përparësia e stafit ka qenë...