Tragjedia e Noelia Castillo/ 25-vjeçarja spanjolle zgjedh eutanazinë pas përdhunimit dhe paralizës, rrëfimi i fundit dhe dhimbja familjare
Një histori e rëndë dhe tronditëse vjen nga Spanja, ku 25-vjeçarja Noelia Castillo ka vendosur t’i nënshtrohet eutanazisë këtë të enjte, duke i dhënë fund jetës së saj me një injeksion vdekjeprurës në qendrën e rehabilitimit ku jeton. E reja mbeti paraplegjike pas një tentative vetëvrasjeje në vitin 2022, e cila erdhi si pasojë e një përdhunimi në grup që kishte përjetuar po atë vit. Pas ngjarjes, ajo u hodh nga kati i pestë i ndërtesës ku qëndronte, duke pësuar dëmtime të rënda që e lanë të paralizuar. Noelia vjen nga një familje jofunksionale dhe pjesën më të madhe të fëmijërisë e kaloi në familje kujdestare, pasi prindërit e saj kishin probleme me varësitë. Në vitin 2022, ndërsa jetonte në një qendër shtetërore për gra...
Burimi:
top-channel.tv