Tragjedia e Crans-Montana, lirohet me garanci pronari i “Constellation”, shpërthen zemërimi në Itali, Meloni: Fyerje për kujtimin e viktimava

Tragjedia e Crans-Montana, lirohet me garanci pronari i “Constellation”, shpërthen zemërimi në Itali, Meloni: Fyerje për kujtimin e viktimava

Gjykata e Masave Shtrënguese në Sion ka marrë vendimin e diskutueshëm për të liruar nga qelia Jacques Moretti-n, pronarin e hotelit “Constellation” në Crans-Montana, vendi ku humbën jetën 40 persona gjatë natës së ndërrimit të viteve. Vendimi, i marrë mbrëmjen e sotme (23 Janar 2026), ka shkaktuar reagime të ashpra diplomatike nga Italia, pasi një pjesë e madhe e viktimave ishin shtetas italianë. Liria me 200 mijë franga Gjykatësit vendosën se Moretti mund të hetohet në gjendje të lirë pas pagesës së një garancie pasurore prej 200,000 frangash zvicerane. Sipas burimeve gjyqësore, shuma u pagua nga një “mik i ngushtë” i të akuzuarit, i cili ka kërkuar të mbetet anonim. Gjykata argumentoi se rreziku i arratisjes është rivlerësuar dhe mund të menaxhohet përmes masave të...