Burimi:
kohajone.com
Foto © kohajone.com
Tragjedi: Shoferja e dehur shkatërron një familje, mbijeton vetëm djali 3-vjeçar
Një ngjarje thellësisht tronditëse ka ndodhur në Teksas, SHBA, ku një familje e re u shua pothuajse plotësisht pas një aksidenti fatal të shkaktuar nga një shofere në gjendje të dehur. Familja po kthehej nga një festë Krishtlindjesh kur automjeti i tyre u godit ballë për ballë nga një makinë që kishte kaluar në korsinë e gabuar. Viktimat e kësaj tragjedie janë 26-vjeçari Diego Pena Jr., bashkëshortja e tij 27-vjeçare Lizbeth Rodriguez Contreras dhe vajza e tyre 5-vjeçare, Camila Pena. I vetmi që i mbijetoi aksidentit ishte djali i tyre 3-vjeçar, Diego, i cili u shpëtua nga rrënojat dhe po lufton për jetën në spital. Ngjarja ndodhi rreth orës 02:00 të mëngjesit në një autostradë të Qarkut Fort Bend. Sipas autoriteteve, shkaktare e aksidentit është...