Tragjedi nga përplasja e trenave në Spanjë, 39 të vdekur dhe dhjetra të plagosur
aksident hekurudhor ne spanje SPANJË- Një aksidenti i rëndë hekurudhor ka ndodhur në Spanjë, ku 39 persona kanë humbur jetën dhe dhjetra të tjerë kanë mbetur të plagosur, si pasojë e përplasjes së trenave në jug të vendit. Ky është aksidenti më i rëndë hekurudhor në vend në më shumë se një dekadë, sipas Gardës Civile spanjolle. Një tren që po udhëtonte drejt Madridit doli nga shinat dhe kaloi në binarët e kundërt, ku u përplas me një tren tjetër që po vinte përballë, në Adamuz, pranë qytetit të Kordobës. Në të dy trenat ndodheshin rreth 400 pasagjerë dhe anëtarë të stafit. Shërbimet e emergjencës të Andaluzisë njoftuan se të paktën 73 persona janë dërguar në spital, 24 prej tyre në gjendje të rëndë, përfshirë...
Burimi:
zeri.ai