Tragjedi në SHBA, shoferja e dehur vret një familje që po kthehej nga një festë Krishtlindjesh, mbijeton vetëm djali 3-vjeçar

Tragjedi në SHBA, shoferja e dehur vret një familje që po kthehej nga një festë Krishtlindjesh, mbijeton vetëm djali 3-vjeçar

Një histori tragjike ndodhi në Teksas, SHBA, ku një familje me katër anëtarë u shkatërrua kur një automjet i drejtuar nga një shofere e dehur goditi makinën e tyre ndërsa po ktheheshin nga një festë Krishtlindjesh. Bilanci tragjik ishte se 26-vjeçari Diego Pena Jr., gruaja e tij 27-vjeçare Lizbeth Rodriguez Contreras dhe vajza e tyre 5-vjeçare Camila Pena humbën jetën, ndërsa i vetmi i mbijetuar ishte Diego 3-vjeçar. Aksidenti ndodhi në orën 2 të mëngjesit, ndërsa familja me katër anëtarë po ngiste makinën në një autostradë në Teksas. Sipas policisë, aksidenti u shkaktua nga 27-vjeçarja Majesty Faith Lee, e cila ishte nën ndikimin e alkoolit kur kaloi në korsinë e gabuar. Pas arrestimit të saj, ajo po mbahet në burgun e Qarkut Fort Bend me...