Tragjedi në Qipro, 4-vjeçarja humb jetën nga gripi A
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në Qipro, ku një vajzë 4-vjeçare ka humbur jetën pasi ishte prekur nga gripi A. Sipas mediave vendase, e mitura u trajtua fillimisht në spitalin e përgjithshëm të Limasolit, por pasi gjendja u përkeqësua, u transferua në kujdes intensiv. Sipas mjekëve që e trajtuan, shkaku i vdekjes ishte dështimi i shumëfishtë i organeve, si pasojë e gripit A. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv