Tragjedi në Pakistan/ Dhëndri dhe nusja humbin jetën nga shpërthimi i një bombole gazi një ditë pas dasmës së tyre

Tragjedi në Pakistan/ Dhëndri dhe nusja humbin jetën nga shpërthimi i një bombole gazi një ditë pas dasmës së tyre

Një çift i sapomartuar në Pakistan pësoi një fund tragjik, pasi vetëm një ditë pas dasmës së tyre, nusja dhe dhëndri humbën jetën pas një shpërthimi të fuqishëm të një bombole gazi në shtëpinë ku po qëndronin. Përveç çiftit, humbën jetën edhe gjashtë persona të tjerë, ndërsa të paktën tetë u plagosën. Konkretisht, siç raportohet nga BBC, shpërthimi ndodhi në orën 07:00 sipas orës lokale të së dielës në një shtëpi në Islamabad, ku çifti po flinte me të ftuarit dhe të afërmit pas pritjes së dasmës, duke shkaktuar shembjen e çatisë. Shpërthimi e rrafshoi pothuajse plotësisht shtëpinë, duke shkatërruar muret, duke hedhur copa betoni dhe mobilje kudo, ndërsa tre shtëpi fqinje u dëmtuan gjithashtu. Shumë njerëz mbetën të bllokuar nën rrënoja dhe u desh...