Tragjedi në Meksikë, të paktën dhjetë të vdekur dhe 32 të plagosur nga përmbysja e një autobusi

Tragjedi në Meksikë, të paktën dhjetë të vdekur dhe 32 të plagosur nga përmbysja e një autobusi

Një aksident trafiku me të paktën dhjetë të vdekur dhe 32 të plagosur ndodhi të enjten në Meksikë, kur një autobus doli nga kursi dhe ra në një përrua, njoftuan autoritetet në shtetin e Veracruz. Tragjedia ndodhi në qytetin e Zodecomatlan, ndërsa autobusi po operonte në linjën Havana-Chicontepec. “Kemi konfirmuar nëntë të rritur dhe një fëmijë të vdekur deri në këtë kohë”, tha zyra e kryetarit të bashkisë së Zodecomatlán në një deklaratë. Bashkia publikoi gjithashtu një listë të 32 të plagosurve dhe spitalet ku u dërguan. Aksidentet fatale rrugore, që përfshijnë autobusë ose kamionë, janë të shpeshta në Meksikë dhe zakonisht shkaktohen nga shpejtësia e tepërt ose defektet mekanike. 🚌💥 Hay al menos 10 muertos por un accidente de autobús al este de México...