Tragjedi në ishullin grek/ 14 të vdekur dhe 20 të lënduar nga përplasja e anijes të rojës bregdetare me motoskafin e trafikantëve të emigrantëve

Tragjedi në ishullin grek/ 14 të vdekur dhe 20 të lënduar nga përplasja e anijes të rojës bregdetare me motoskafin e trafikantëve të emigrantëve

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në ishullin Xios në Egje. Sipas mediave greke incidenti ndodhi pas një përplasjeje midis një anijeje të Rojës Bregdetare dhe një motoskafi që transportonte emigrantë. Sipas informacionit nga Roja Bregdetare, një motoskaf u përpoq t’i afrohej Mersinidi-t, Xios, për të zbarkuar emigrantët. Më pas u pikas nga një anije e Rojës Bregdetare dhe pasoi një ndjekje gjatë së cilës dy mjetet lundruese u përplasën. Burime të Rojës Bregdetare raportojnë se oficerët e tyre pësuan lëndime të lehta. Një zyrtar i lartë nga Ministria e Transportit Detar, kopnfirmoi 14 viktima, ndërs atha se motoskafi dyshohet se mbante 30 deri në 35 emigrantë të paligjshëm. Një operacion kërkim-shpëtimi është duke u zhvilluar aktualisht në zonën më të gjerë....