Tragjedi në festivalin e muzikës/ Një person vdes nga mbidoza e drogës, gjashtë të tjerë transportohen në spital
Një person ka humbur jetën dhe gjashtë të tjerë janë shtruar në spital pasi u ndjenë keq gjatë festivalit muzikor “Dreamstate”, i mbajtur në Sydney, Australi. Sipas mediave lokale, viktima, një burrë rreth të 40-ave, ka pësuar një kolaps në ambientet e Sydney Olympic Park. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor të festivalit, ai ka ndërruar jetë në vendngjarje. Gjashtë persona të tjerë janë transportuar me urgjencë në spital, ku njëri prej tyre ndodhet në gjendje kritike. Ngjarja e rëndë është aktualisht nën hetim dhe autoritetet kanë bërë të ditur se do të përgatitet një raport mjeko-ligjor. Sipas 9News Australia, dyshohet se burri ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak të shkaktuar nga një mbidozë e dyshuar droge. Festivali “Dreamstate” u mbajt të shtunën...
Burimi:
top-channel.tv