Tragjedi në Bolivi, avioni rrëshqet nga pista gjatë uljes dhe përplaset me makinat në aeroport, 20 viktima dhe 30 të plagosur
Të paktën 20 persona humbën jetën dhe 30 të tjerë u plagosën të premten, pasi një avion transporti C-130 Hercules i Forcave Ajrore Boliviane që mbante kartëmonedha u rrëzua në aeroportin e El Alto, të kryeqytetit La Paz. “Kemi rreth njëzet viktima, ndoshta edhe më shumë”, tha kreu i divizionit të krimit të policisë, Drejtori i Policisë Rene Tambo, në një konferencë për shtyp në El Alto, kur u pyet nëse kishte ndonjë informacion më shumë mbi numrin e të vdekurve në aksidentin e tmerrshëm, i cili ndodhi kur aeroplani i transportit rrëshqiti nga pista pas uljes dhe u përplas me disa makina. A C-130H Hercules with the Bolivian Air Force crashed earlier this evening on a major roadway outside of El Alto International Airport...
Burimi:
top-channel.tv