Tragjedi në azilin e të moshuarve, dy të vdekur dhe disa të zhdukur pasi godina u përfshi nga flakët

Tragjedi në azilin e të moshuarve, dy të vdekur dhe disa të zhdukur pasi godina u përfshi nga flakët

Një zjarr i fuqishëm i shoqëruar me shpërthim shkatërroi Qendrën e Shëndetit dhe Rehabilitimit në Bristol Township, në periferi të Filadelfias. Sipas autoriteteve, shkaku dyshohet të jetë një rrjedhje gazi. Zjarrfikësit dhe stafi i emergjencës punuan me shpejtësi për të evakuuar të moshuarit, duke përdorur dritaret, shkallët dhe ashensorët për t’i nxjerrë jashtë ndërtesës së dëmtuar. Guvernatori i Pensilvanisë, Josh Shapiro, tha se dy persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë mund të jenë të zhdukur, ndërsa numri përfundimtar i të plagosurve nuk është ende i qartë, pasi shumë pacientë u dërguan në spitale të ndryshme. Shefi i zjarrfikësve, Kevin Dippolito, përshkroi shpërthimin si “shumë katastrofik” dhe tha se rreth 15-30 sekonda pas daljes së zjarrfikësve nga ndërtesa, ndodhi një shpërthim tjetër i fuqishëm...