No Image Available

Tragjedi në Alpet Italiane: Orteku zë poshtë skiatorët, 2 prej tyre humbin jetën

Foto ilustruese ITALI- Një ngjarje e rëndë u regjistrua sot në Itali, ku dy skiatorë humbën jetën dhe një tjetër u plagos si pasojë e një orteku bore në Luginën e Aostës. Bëhet me dije se njëri prej tyre ka ndërruar jetë në vendngjarje, e ndërsa tjetri në urgjencën e spitalit Molinette të Torinos. Ndërsa skiatori i tretë është transportuar në spital dhe ka marrë plagë të rënda. Mediat italiane shkruajnë se në vendngjarje kanë mbërritur edhe ekipet e Shpëtimit Alpin të Aostës dhe ekipi i Guardia di Finanza nga Entrèves. Dy ekipe të shpëtimit kontrolluan zonën me helikopterë, duke përdorur sinjale të telefonave celularë dhe marrës-transmetues për ortekët, për të identifikuar tre personat. “Në vendngjarje është ngritur një Post Mjekësor i Avancuar në Courmayeur,...