Tragjedi në alpet franceze, 3 skiatorë humbin jetën nga orteku

Tragjedi në alpet franceze, 3 skiatorë humbin jetën nga orteku

Tre skiatorë kanë humbur jetën si pasojë e një orteku në vendpushimin luksoz të Val d’Isere në Alpet franceze. Një shtetas britanik ka pësuar lëndime të lehta, ndërsa disa të tjerë i kanë shpëtuar masivit me borë që u shkëput nga maja e malit. Viktimat ishin pjesë e një grupi prej katër skiatorësh që po bënin ski jashtë pistave të kontrolluara, nën shoqërinë e një instruktori profesionist. Të gjithë kishin pajisje sigurie kundër ortekëve, përfshirë transmetues, lopata dhe sonda. Prokuroria bëri të ditur se testet për alkool dhe drogë ndaj instruktorit dolën negative. Shefi i pistave, Cedric Bonnevie, shtoi se një nga viktimat ishte bllokuar më lart në shpat, ndërsa dy të tjerët ishin më poshtë dhe nuk mund të parashikonin ortekun që i rrëmbeu....