Tragjedi në Alpet Austriake/ 13-vjeçari ndërron jetë pasi u përfshi nga një ortek, plagosen tre të tjerë
Tre skiatorë u përfshinë nga ortekë sot në Austri, përfshirë një 13-vjeçar që vdiq tragjikisht. 13-vjçari, një shtetas çek, po bënte ski me një fëmijë tjetër në mesditë në vendpushimin e Sportgastein në Alpet Austriake. Ai kishte dalë nga pista kur u rrëmbye nga një ortek, njoftoi Andreas Kandler, kreu i shërbimeve të shpëtimit malor në Bad Gastein. Në Untertauern, në Austri qendrore, një skiatore dhe partneri i saj u përfshinë gjithashtu nga një ortek. Burri arriti të lirohej dhe të shpëtonte gruan, e cila pësoi lëndime të lehta. Sipas raportimeve, ortekë të tjerë ndodhën të dielën pasdite në rajonin Virberg pranë Tirolit (perëndim), duke marrë jetën e një skiatori 58-vjeçar dhe duke shkaktuar disa lëndime të tjera. Gjatë fundjavës, gjithsej gjashtë skiatorë kanë humbur...
Burimi:
top-channel.tv