“Topi është në fushën e Amerikës”/ Irani sinjalizon kompromise për marrëveshje bërthamore me SHBA, kërkon heqje sanksionesh

“Topi është në fushën e Amerikës”/ Irani sinjalizon kompromise për marrëveshje bërthamore me SHBA, kërkon heqje sanksionesh

Irani është i gatshëm të diskutojë kompromise për të arritur një marrëveshje bërthamore me Shtetet e Bashkuara, nëse Uashingtoni pranon të flasë për heqjen e sanksioneve, ka deklaruar zëvendësministri iranian i Jashtëm, Majid Takht-Ravanchi, në një intervistë për BBC në Teheran. Sipas tij, “topi është në fushën e Amerikës” për të treguar se Irani synon realisht një marrëveshje. Këto komente vijnë ndërsa zyrtarë amerikanë kanë akuzuar Iran se po vonon procesin, dhe Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio ka pranuar se presidenti Donald Trump preferon një marrëveshje, por e cilëson atë “shumë të vështirë”. Takht-Ravanchi theksoi se Irani është i gatshëm të diskutojë hollimin e uraniumit të pasuruar deri në 60%, si shenjë fleksibiliteti, por nuk konfirmoi nëse kjo do të përfshinte heqjen e plotë...