Tmerr në Itali, modelja 29-vjeçare u vra nga partneri, i zhduket koka në varr

Tmerr në Itali, modelja 29-vjeçare u vra nga partneri, i zhduket koka në varr

Rasti i vrasjes së modeles 29-vjeçare Pamela Genini, e cila u qëllua për vdekje me thikë në ballkonin e apartamentit të saj në Milano në tetor 2025, po merr një kthesë të re drithëruese. Sipas mediave italiane, persona të panjohur dyshohet se kanë hapur me forcë në arkivolin e gruas fatkeqe dhe i kanë hequr kafkën, pesë muaj pas vdekjes së saj. Zbulimi makabër u bë të hënën (30/3) nga punonjësit e varrezave. Autoritetet vlerësojnë se tre deri në katër persona mund të jenë të përfshirë në këtë rast, por motivi për aktin e shëmtuar nuk është përcaktuar ende. Hetimi po zhvillohet me akuzat për përdhosje të një trupi të vdekur dhe vjedhje të një pjese të trupit, vepra penale që dënohen me burgim deri...