Tmerr në Iran/ Qindra të vdekur me thasë të zinj, trupa të grumbulluar në spitale që presin identifikimin e familjarëve

Tmerr në Iran/ Qindra të vdekur me thasë të zinj, trupa të grumbulluar në spitale që presin identifikimin e familjarëve

Irani po përjeton një nga momentet më të përgjakshme të viteve të fundit, ndërsa protestat kundër regjimit janë përballur me një shtypje brutale nga forcat e sigurisë. Pamje dhe video të nxjerra kontrabandë nga vendi tregojnë morgjet e Teheranit të mbushura përtej kapaciteteve, me trupa që transportohen me kamionë dhe vendosen në rreshta në qese të zeza, pasi nuk ka më hapësirë të lirë. Familjarëve u kërkohet të identifikojnë të afërmit mes trupave, ndërsa skena të ngjashme raportohen nga spitale dhe qytete të tjera të vendit. Disa nga çantat mortore janë të hapura, duke zbuluar fytyra të përgjakura dhe rroba të grisura. Sipas organizatave joqeveritare, të paktën 538 persona janë vrarë, por burime nga brenda Iranit flasin për mijëra viktima. Fondacioni i fitueses së Çmimit...