Tmerr në Ekuador, gjenden pesë koka njerëzish të varura në një plazh turistik me një mesazh kërcënues

Tmerr në Ekuador, gjenden pesë koka njerëzish të varura në një plazh turistik me një mesazh kërcënues

Policia ekuadoriane tha të dielën se ka hapur një hetim për zbulimin e pesë kokave njerëzore të lëna të varura në sy të publikut, së bashku me një mesazh kërcënues, në një plazh turistik në pjesën jugperëndimore të vendit, i cili është goditur nga një valë dhune ditët e fundit. Zbulimi makabër u bë në Puerto Lopez, në provincën Manavi, një destinacion popullor për vëzhgimin e balenave, ku nëntë persona, përfshirë një foshnjë, u vranë në fund të dhjetorit në një seri incidentesh që autoritetet ia atribuojnë konflikteve të bandave.Dje, imazhet që qarkulluan në mediat sociale treguan pesë kokat e varura me litarë në dy shtylla druri në plazh, përballë detit. Pranë tyre, një tabelë në një dërrasë druri kërcënonte anëtarët e bandës që shantazhojnë...