Tjetër tragjedi hekurudhore në Spanjë/ Një tjetër tren del nga shinat në Barcelonë, humb jetën shoferi, plagosen 14 të tjerë

Tjetër tragjedi hekurudhore në Spanjë/ Një tjetër tren del nga shinat në Barcelonë, humb jetën shoferi, plagosen 14 të tjerë

Tjetër tragjedi hekurudhore është shënuar në Spanjë, dy ditë pas asaj të Andaluzisë, ku një shofer treni ka humbur jetën dhe të paktën 14 pasagjerë janë plagosur pas një aksidenti hekurudhor në Katalonjë. Sipas raporteve lokale, një tren i linjës Rodalies doli nga shinat pas një përplasjeje me një mur mbajtës që ra mbi shina, ndërsa po udhëtonte mes Gelidës dhe Sant Sadurní të martën mbrëma. Për momentin, shërbimet emergjente po vlerësojnë seriozitetin e dëmtimeve të pasagjerëve, disa prej të cilëve janë shtruar në spitale. 11 ambulanca janë dërguar në vendngjarje, ndërsa ekipet e zjarrfikësve kanë dërguar gjithsej 35 ekipe për të shpëtuar pasagjerët e bllokuar brenda trenit. Aksidenti ka ndodhur ndërsa stuhitë e fuqishme po përshkonin veriun e Spanjës, duke përfshirë rajonin e Katalonjës,...