Tjetër sukses në fushën ajrore kineze/ Testohet për herë të parë droni ‘fantazmë’, arrin shpejtësinë 925 km/orë
Kina ka ndërmarrë një tjetër hap në lidhje me zhvillimin e mjeteve ajrore pa pilot, ndësa autoritetet njoftojnë se ka përfunduar me sukses fluturimi e parë provë të CH-7. Bëhet fjalë për një dron të padukshëm me shpejtësi të lartë, i aftë të arrijë 925 kilometra në orë, që konsiderohet si një nga programet më ambicioze të zbulimit ajror të vendit. Sipas mediave , fluturimi u zhvillua në një aeroport në veriperëndim të vendit dhe kishte për qëllim kryesisht konfirmimin e projektimit dhe funksionimit aerodinamik të sistemeve të kontrollit. Rezultatet u konsideruan plotësisht të suksesshme duke hapur rrugën për fazat e ardhshme të testimit. Ky sukses, siç raportojnë ekspertët e huaj e forcon pozicionin e Kinës në fushën e dronëve me rreze të gjatë veprimi...
Burimi:
top-channel.tv