Burimi:
opinion.al
Foto © opinion.al
Tjetër shpërthim në Moskë, dy policë humbin jetën
Dy oficerë policie dhe një person tjetër kanë humbur jetën pas një shpërthimi të ndodhur në Moskë, kanë bërë të ditur autoritetet ruse. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Yeletskaya të kryeqytetit rus, ku dy efektivë të policisë rrugore kanë vënë re një “individ të dyshimtë” pranë një automjeti policie. Sipas Komitetit Hetimor të Rusisë, oficerët iu afruan personit për ta ndaluar, por në atë moment u aktivizua një pajisje shpërthyese. Si pasojë e shpërthimit, dy policët humbën jetën nga plagët e marra, ndërsa një person tjetër, i cili ndodhej pranë vendit të ngjarjes, gjithashtu u vra. Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje mbi identitetin e të dyshuarit apo motivet e mundshme të sulmit. Hetimet janë në vijim, ndërsa zona është rrethuar për arsye sigurie. Zëdhënësja...