Tjetër raketë iraniane drejt Turqisë, ministria e Mbrojtjes: U neutralizua nga mbrojtja ajrore e NATO-s
Një raketë e re balistike e lëshuar nga Irani hyri në hapësirën ajrore turke dhe u neutralizua nga mbrojtja ajrore e NATO-s e vendosur në Mesdheun Lindor, tha Ministria Turke e Mbrojtjes në një deklaratë. Ajo tha gjithashtu se mbeturinat nga raketa ranë në fusha në Gaziantep, duke shtuar se nuk kishte raportime për lëndime. 📍 Gaziantep, Güneyşehir Düşürülen balistik füzenin parçaları görüntülendi. https://t.co/BUeFDOMWmu pic.twitter.com/Dot7SCmahE — Rasat Haber (@rasathaber) March 9, 2026 “Një raketë balistike e lëshuar nga Irani dhe që hyri në hapësirën ajrore turke u neutralizua nga mbrojtja ajrore e NATO-s të vendosur në Mesdheun Lindor. Pjesë të municionit ranë në fusha të zbrazëta në provincën Gaziantep. Nuk pati vdekje ose lëndime nga incidenti”, thuhej në deklaratë “Turqia i kushton rëndësi të madhe...
Burimi:
vizionplus.tv