Tjetër proces në Hagë për Thaçin! Akuza për pengim të drejtësisë, sot deklaratat hyrëse

Tjetër proces në Hagë për Thaçin! Akuza për pengim të drejtësisë, sot deklaratat hyrëse

hashim thaci HAGË- Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, sot do të zhvillohen deklaratat hyrëse në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilaj, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, të akuzuar për pengim të drejtësisë. Seanca është caktuar të fillojë në orën 09:30 dhe pritet të përmbyllet rreth orës 16:00. Ata akuzohen se, gjatë periudhës prill-nëntor 2023, kanë ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve të thirrur nga Prokuroria për çështjen gjyqësore për krime lufte “Thaçi dhe të tjerët”. Aktakuza e konfirmuar nga gjykata më 29 nëntor, 2024, thekson se Thaçi u dha informacione konfidenciale bashkëpunëtorëve të tij dhe i udhëzoi ata për të ndërhyrë në dëshmitë e dëshmitarëve. Të pesë të akuzuarit janë vetëdeklaruar të pafajshëm. Pas deklaratave hyrëse, Prokuroria do të fillojë prezantimin e provave...