Tjetër aksident hekurudhor në Spanjë, ka viktima dhe të plagosur

Tjetër aksident hekurudhor në Spanjë, ka viktima dhe të plagosur

Një tjetër aksident i rëndë hekurudhor ka tronditur Spanjën, vetëm dy ditë pas një përplasjeje fatale mes dy trenave në jug të vendit. Një makinist ka humbur jetën dhe të paktën 37 persona janë plagosur, pesë prej tyre në gjendje të rëndë, pasi një tren urban i rrjetit Rodalies doli nga shinat pranë Barcelonës, në zonën mes Gelida dhe Sant Sadurní. Sipas autoriteteve lokale, treni u përplas me një mur mbajtës. Inspektori i zjarrfikësve të Katalonjës, Claudi Gallardo, bëri me dije se të gjithë pasagjerët janë evakuuar dhe se operacioni i kërkimit ka përfunduar pa gjetur viktima të tjera. Në vendngjarje u angazhuan 35 ekipe zjarrfikëse dhe 11 autoambulanca, ndërsa të plagosurit u dërguan në disa spitale të zonës. Ngjarja ndodhi në një kohë kur...