No Image Available

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Norvegjia nis hetimet për ish-kryeministrin Jagland për lidhjet me Epstein

Thorbjorn Jagland dhe Jeffrey Epstein NORVEGJI-Norvegjia ka nisur një hetim ndaj ish-kryeministrit Thorbjorn Jagland, nën dyshimin për korrupsion që rrjedh nga kontakti i tij me financierin amerikan dhe abuzuesin seksual Jeffrey Epstein. Mediat e huaja raportojnë se hetimi vjen pasi dokumentet e publikuara nga Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara javën e kaluar zbuluan vite komunikimesh midis Jagland, i cili shërbeu si kryeministër i Norvegjisë nga viti 1996 deri në vitin 1997, dhe Epstein, duke përfshirë email-e që sugjeronin se ai qëndronte në shtëpinë e Epstein. Ai përmendet disa herë në një mori dosjesh të publikuara javën e kaluar nga autoritetet amerikane, ku mes tyre zbulohet edhe një email i datës 25 maj 2012, i cili tregon se Thorbjørn Jagland, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të...