“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”! Bisedat me Epstein, KiE i heq imunitetin Thorbjorn Jagland
Thorbjorn Jagland dhe Jeffrey Epstein NORVEGJI-Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjorn Jagland, pas një kërkese nga autoritetet norvegjeze, të cilat kanë nisur një hetim për dyshime korrupsioni në lidhje me kontaktet e tij me financierin e ndjerë amerikan Jeffrey Epstein. Hetimet pritet të fokusohen nëse Jagland ka përfituar dhurata, udhëtime falas apo favore të tjera nga Epsteini. Ai përmendet disa herë në një mori dosjesh të publikuara javën e kaluar nga autoritetet amerikane, ku mes tyre zbulohet edhe një email i datës 25 maj 2012, i cili tregon se Thorbjørn Jagland, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Europës në atë periudhë, i ka dërguar një mesazh Jeffrey Epstein, pas një vizite zyrtare në Shqipëri. Në komunikimin elektronik, Jagland shkruan shkurt: “Kam qenë në Tiranë,...
Burimi:
zeri.ai