”Time Magazine”: Deri në 30 mijë të vrarë gjatë trazirave në Iran
Numri i të vdekurve nga trazirat që tronditën Iranin për javë të tëra mund të kalojë 30 000, tha ”Time Magazine”. “Deri në 30 000 njerëz mund të jenë vrarë nga forcat iraniane të sigurisë vetëm më 8 dhe 9 janar, kur vendi pa disa nga protestat më të mëdha të valës aktuale”, raportoi sot media amerikane duke cituar dy zyrtarë të lartë lokalë të shëndetësisë. ”Në ato ditë, numri i trupave të vdekur i mbingarkoi kapacitetet shtetërore për t’i zhdukur ata”, thanë zyrtarët, duke shtuar se autoriteteve iu mbaruan qeset e kufomave dhe në vend të ambulancave u përdorën rimorkio. Protestat shpërthyen në Iran në fund të dhjetorit mes një krize ekonomike në thellim dhe inflacioni në rritje, por shpejt evoluan në demonstrata politike...
Burimi:
javanews.al