TikTok finalizon marrëveshjen për të shmangur mbylljen në SHBA
Pronari kinez i TikTok-ut, ByteDance, njoftoi të enjten se e ka finalizuar një marrëveshje për krijimin e një ndërmarrjeje të përbashkët në pronësi amerikane – e cila do t’i ruajë të dhënat në SHBA – me qëllim që ta shmangë mbylljen e aplikacionit të videove të shkurtra në Shtetet e Bashkuara. TikTok i ka mbi 200 milionë përdorues amerikanë. Kjo marrëveshje përbën moment kyç për kompaninë e rrjeteve sociale, pas përplasjeve disavjeçare që nisën në gusht të vitit 2020, kur presidenti amerikan Donald Trump u përpoq ta mbyllte aplikacionin për shkak të shqetësimeve për sigurinë kombëtare. Më pas, Trump vendosi të mos e zbatojë një ligj të miratuar në prill të vitit 2024, i cili kërkonte që ByteDance t’i shiste asetet e veta në SHBA...
Burimi:
opinion.al