“Ti je viktima e radhës”/ Hakerët sfidojnë hapur drejtorin e FBI-së, publikohen dokumente personale në rrjet
Një grup hakerësh që dyshohet se ka lidhje me Iranin ka deklaruar se ka siguruar akses në email-et personale të drejtorit të FBI, Kash Patel, duke publikuar gjithashtu foto dhe materiale që pretendohet se përfshijnë edhe CV-në e tij. Në faqen e saj, grupi Handala Hack Team shkroi se Patel “do ta gjejë tani emrin e tij në listën e viktimave që janë hakuar me sukses”. Agjencia Reuters nuk ka mundur të verifikojë menjëherë vërtetësinë e email-eve të publikuara. Megjithatë, një pjesë e materialit të shqyrtuar duket se përfshin një kombinim të korrespondencës personale dhe profesionale, që daton nga viti 2010 deri në vitin 2019. Një zyrtar i Departamentit të Drejtësisë i konfirmoi Reuters se një ndërhyrje në email-in e Patel ka ndodhur realisht, por pa...
Burimi:
javanews.al