Thirrje e Trump-it, Kallas: BE do diskutojë në lidhje me Hormuzin. Wadephul: S’duam rol aktiv në konflikt

Thirrje e Trump-it, Kallas: BE do diskutojë në lidhje me Hormuzin. Wadephul: S’duam rol aktiv në konflikt

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, tha se vendet anëtare të BE-së do të diskutojnë se çfarë mund të bëhet nga pala evropiane për ta mbajtur të hapur Ngushticën e Hormuzit. “Është në interesin tonë ta mbajmë të hapur Ngushticën e Hormuzit dhe për këtë arsye po diskutojmë edhe se çfarë mund të bëjmë në këtë drejtim nga ana evropiane”, tha ajo, duke folur me gazetarët përpara një takimi të BE-së për çështjet e jashtme në Bruksel. Duke folur të dielën, Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul shprehu skepticizëm rreth planeve, duke thënë se vendi i tij dëshiron të shmangë luajtjen e një “roli aktiv” në konflikt. Mediat ndërkombëtare sugjerojnë se vendet e BE-së nuk pritet të jenë aktive në Hormuz, ndërkohë që lufta...