The Guardian: Karikatura e Ella Baron mbi luftën e Trump dhe Netanyahut kundër Iranit

The Guardian: Karikatura e Ella Baron mbi luftën e Trump dhe Netanyahut kundër Iranit

Bota E Diel, 8 Mars 2026 21:43 Karikatura e përditshme nga seksioni i opinioneve dhe debateve të “The Guardian” Karikatura e realizuar nga Ella Baron për gazetën The Guardian është një satirë e mprehtë politike që përdor metaforën klasike të përrallës “Rrobat e reja të perandorit” për të komentuar retorikën e luftës kundër Iran nga Donald Trump dhe Benjamin Netanyahu. Në qendër të skenës shfaqet një figurë groteske e Trump-it, pothuajse lakuriq, duke ecur me një gotë në dorë dhe me një vetëkënaqësi të shfrenuar. Ai është “perandori” i kësaj alegorie: një udhëheqës që pretendon forcë dhe madhështi, por që në të vërtetë është i zhveshur nga legjitimiteti moral dhe racional. Referenca ndaj përrallës së Hans Christian Andersen sugjeron një kritikë të qartë: propaganda dhe...