Terror në rrugë/ 25-vjeçari qëllon me armë drejt grupit të çiklistëve, identifikohet autori pas tre ditësh hetimi

Terror në rrugë/ 25-vjeçari qëllon me armë drejt grupit të çiklistëve, identifikohet autori pas tre ditësh hetimi

Është identifikuar autori i incidentit të rëndë të ndodhur të shtunën në Peri, në provincën e Veronës, ku një grup çiklistësh të rinj u vunë në shënjestër të të shtënave gjatë një kampi stërvitor para Krishtlindjeve. Pas tre ditësh hetimi, Karabinierët e Caprinos kanë bërë të ditur se protagonisti i ngjarjes është një 25-vjeçar nga provincia e Veronës, pa precedentë penalë, shkruan Corriere. Sipas rindërtimit të autoriteteve, i riu dyshohet se ka nxjerrë armën ndërsa po parakalonte me makinë një grup çiklistësh të ekipit “Padovani”, të udhëhequr nga ish-profesionisti dhe tashmë komentatori i RAI-t, Alessandro Petacchi. Për shkak të një “bezdisjeje” të thjeshtë gjatë manovrës së parakalimit, ai ka qëlluar dy herë në drejtim të sportistëve, duke krijuar “një situatë jashtëzakonisht të rrezikshme”. Hetimet tregojnë...