Terror në Dubai/ Shpërthime me raketa në Palm Jumeirah, Emiratet e Bashkuara Arabe në gatishmëri të plotë
Dubai është vënë në gatishmëri të lartë pas raportimeve për shpërthime në qiell dhe përgjime të mundshme ajrore pranë zonës së Palm Jumeirah. Sipas mediave dhe dëshmive të banorëve, incidentet e para u regjistruan rreth 20 minuta më parë, ndërsa në zonë janë dëgjuar disa shpërthime të forta. Sipas raportimeve të Protothema.gr, dëshmitarët okularë kanë dëgjuar të paktën katër deri në pesë shpërthime brenda një periudhe rreth 15 minutash, çka sipas tyre mund të tregojë aktivizimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore. Një dëshmitar që ndodhej në zonë deklaroi se ka parë një përgjim të mundshëm pranë kompleksit FIVE Palm Jumeirah. “Pak kohë më parë pamë diçka në qiell. Dukej sikur ndodhi në Palm Jumeirah, konkretisht në Five Palms. Në 15-20 minutat e fundit janë dëgjuar...
Burimi:
top-channel.tv